Rritja e çmimeve, Danaj: Qeveria s'ka bërë asnjë veprim në favor të qytetarëve! Nuk ndryshoi asnjë taksë

21:07, 20/05/2022
A+ Aa A-

Eksperti i Ekonomisë Vjoldi Danaj deklaroi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv se me rritjen e çmimeve, politikat e qeverisë nuk kanë qenë për uljen e taksave dhe në favor të qytetarëve.

"Qeveria vendosi të mbajë taksat të pandrysheshme dhe rriten me rritjen e çmimit. Qytetarët po i paguajnë taksat. Qytetarët janë përballur me rritje çmimesh.

Sa i përket shtresës së varfër që janë një përqindje e madhe e shoqërisë, qeveria nuk ka bërë asnjë politike apo veprim në favor të tyre."-tha Danaj.

Sa i përket ndërtimeve të shumta, Danaj tha se do na kthehen në një bumerang ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco