Muçollari: Demokratët morën fatet e tyre në dorë dhe do vendosin vetë për kryetarin e PD-së!

19:55, 20/05/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe i Komisionit të Rithemelimit, Grigels Muçollarit, ishte i pranishëm në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Vlorës në kuadër të zgejdhjeve për kreun e PD-së në 22 maj.

Muçollari ka theksuar se demokratët vendosën të marin vetë fatet e tyre në dorë dhe të vendosin se kush do ti drejtojë ata pas 22 majit.

Sipas Muçollarit, një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.

Muçollari: Ndodhemi sot dy ditë para shprehjes së vullnetit tonë nëpërmjet votës për të zgjedhur kryetarin e PD-së pas një rrugëtimi disa mujor,  të lodhshëm por edhe të bukur, pasi ishte një rrugëtim që unë do ta quaja rrugëtimin e njerëzve të lirë. Rrugëtimin e njerëzve që vendosën të marin fatin e tyre në dorë dhe jo për ta lënë peng të pazareve që ushtronin drejtuesit e më parshëm të PD-së.

Këto muaj na kanë treguar se forca e secilit prej nesh për të besuar te njëri tjetri dhe liria jonë për të vendosur, e drejta jonë për të vendosur se kush do të na drejtojë dhe të mos e shesim këtë të drejtë qoftë te ndonjë multimiliardieri apo ndonjë amabsadore që ka vendosur të na heqi të drejtën për të vendosur në vendin tonë.

Ne kemi vendosur të jemi të vërtetë dhe është po aq e vërtetë se një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco