Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

'Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, Rama na lidhi pas qerres së Vuçiçit'

19:28, 20/05/2022
A+ Aa A-

Në takimin e Vlorës, lideri historik demokrat, Sali Berisha e vuri theksin te nevoja për të mbrojtur interesin kombëtar.

“Gjëja e parë që të vjen në mendje këtu në Vlorë është interesi kombëtar, mbrojtja e të cilit është jetike, përcaktuese, vendimtare për zhvillimin, për të ardhmen, për dinjitetin, për prosperitetin tonë kombëtar.

Sot nuk kemi fuqi të huaja në territorin tonë dhe as të Kosovës. Por sot në Shqipëri, ne kemi një regjim që shkelmon me politikat që ndjek, interesat më jetike kombëtare të shqiptarëve.

Sot ka një përputhje, deri diku edhe bashkëpunim, mes albanofobisë dhe qarqeve albanofonike në rajon dhe botë, dhe qeverisë në Tiranë. Kjo është e pamohueshme. Mund t’ju jap me dhjetëra shembuj. Po ndalem në faktin se ne si komb kemi interesat tona kombëtare dhe këto interesa janë përcaktuese, qoftë për fatin, qoftë për zhvillimin tonë.

Të gjitha kombet kanë kundërshtarët dhe dashakeqësit e tyre, por kombet zhvillohen kur kanë një qeveri që është gardiane e interesave të kombit dhe qytetarëve të tij. Dhe kur qytetarët i dëshmojnë dashurinë e tyre atdheut.

Çfarë ndodh sot? Në çdo rrafsh po ta analizosh, po marrim vetëm Ballkanin e Hapur. Dy projekte janë, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është një projekt me të cilin fuqitë e mëdha duan të na mbajnë të lidhur me procesin e integrimit evropian.

Nga lindi Ballkani i Hapur? Lindi nga Beogradi. Sepse Beogradi nuk është i gatshëm që të ndjekë procesin e integrimit evropian. Sepse ka një president që është doktrinal i gjenocidit në Bosnje. I cili deklaronte se për çdo serb duhen vrarë 100 myslimanë. Atij i duhet të njohë gjenocidin, para se të bëjë hapat e vërtetë drejt Brukselit. Ky zotëria shkon dhe na lidh pas qerres së tij dhe krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës.

A nuk është ky një dhunim i interesit tonë, në rrafshin politik? Meqenëse ne si komb të ndjehemi dy herë më të fuqishëm, ky na pjesëton.

Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri. Për arsye se nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë në dekada, të paktën 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarët,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco