Berisha: Demokratët i rezistuan mafies politike brutale të Xhorxh Sorosit

19:20, 20/05/2022
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e nisi takimin në Vlorë duke falënderuar demokratët për rezistencën e tyre.

“Së pari dua të përulem me nderim të madh dhe mirënjohjen me të thellë në këtë sallë, përpara demokratëve të këtij qyteti dhe banorëve të këtij qarku.

Të përulem me mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD-së në një hark kohor të shkurtër, ju, djem dhe vajza, burra dhe gra me ideale fisnike, rithemeluat, ringritët në këmbë PD-në, shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri, shpëtuat demokracinë në këtë vend, por edhe të ardhmen e këtij vendi.

Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha.

Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik.

Por në këtë përpjekje të qeverisë, demokratët u përballën edhe me presione të pandershme, me ndërhyrje brutale, të mafies së Xhorxh Soros, që është mafia politike ndërkombëtare më e rrezikshme mbi tokë. Kjo mafie besonte se mund t’i caktonte PD-së fatin e saj, mund ta shndërronte këtë forcë politike në një satelit apo freskore të Edi Ramës.

Pavarësisht nga këto presione të shumëllojta, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura, ju edhe më 25 prill votuat masivisht për PD-në. 620 mijë shqiptarë që votuan për këtë PD, duke e mbajtur atë në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike në Evropën ish-komuniste. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë, i dhuruan vendit atë mekanizëm pa të cilën pluralizmi politik vdes,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco