Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Negociatat Balla-Alibeaj/ Berisha: Neveri, vazhdim i marrëveshjeve të Bashës prej vitit 2017

19:13, 20/05/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet këtë pasdite në Vlorë ku do të takohet me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD. Para se të takonte demokratët Berisha vendosi lule në Monumentin e Hasan Prishtinës.

Berisha tha se është nder i veçantë të përulet para një tribune të njërit prej ideatorëve më kryesorë e luftëtarëve e mendimtarit më vizionar të pavarësisë së Shqipërisë.

"Shpreh falenderimet e mia për të gjithë ata që bënë të mundur që sot ky burrë i madh i kombit të qëndrojë në Vlorën e Pavarësisë, në Vlorën e Ismail bej Qemalit. Ky është moment i veçantë.”-tha Berisha.

Për çështjen e Presidentit të ri dhe marrëveshjen Balla-Alibeaj, Berisha tha se është neveri dhe vazhdim i marrëveshjeve të Bashës prej vitit 2017.

“Karnaval i vërtetë, vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe kjo që shihni ju s’është gjë tjetër vetëm vazhdim i atij seriali, por kësaj here edhe më tragjikomik e më i neveritshëm se çdo proces tjetër.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco