‘Draft rezolutë për Butrintin’/ Kalaja: Qeveria ka krijuar një ligj si ai për prishjen e Teatrit Kombëtar

18:48, 20/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari dhe aktivisti   Aulon Kalaja ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me Parkun Kombëtar të Butrintit, ku ekspertë dhe aktivistë bëhen bashkë kundër dhënies së Butrintit privatit.

Kalaja ka theksuar se lufta qytetare do të kryet në dy plane, me një tavolinë e cila do të zhvillohet nesër me historianët, studentët, gazetarë, aktorë, njerëz të profesioneve të lira, e cila në fund do të konkludohet me një draft rezolutë dhe nga ana tjetër një grup avokatësh do godasin ligjin pasi është i njëjtë si ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Kalaja: Kjo është një aleancë fluide nuk është një aleancë qytetare. Duke pasur parasysh atë që po ndodhte me Butrintin, historianët, studentët, gazetarë, aktorë, njerëz të profesioneve të lira, një grup avokatësh që po meren dhe nga ana ligjore, pasi kemi ndërmend që problemin ta ndjekim në dy plane, planin e parë ta nisim me një tryezë diskutimi dhe të dalim me një draft rezolutë që do të nënshkruhet dhe do ti drejtohet Parlamentit të Shqipërisë, UNESCO-s, për dijeni edhe ambasadave europiane dhe amerikane, të gjithë institucioneve që kanë lidhje, qeverisë dhe ministrisë, padiskutim dhe opozitës e cila edhe pse ka folur ka folur pak, duhet të flasi më shumë.

Këndëvështrimi i dytë është se grupi i avokatëve do të godasë ligjin pasi ligji ka problem, është i përafërt me ligjin e Teatrit Kombëtar është ligj me emër mbiemër i ashtuquajtur ligj special.

Aleanca është një gjë qytetare pa prapavijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco