Gara për kreun e PD/ Elezi: Të shtyhet procesi zgjedhor, po kryhet në kundërshtim me Statutin

Gara për kreun e PD/ Elezi: Të shtyhet procesi zgjedhor, po kryhet në kundërshtim me Statutin

18:18, 20/05/2022
A+ Aa A-

Ibsen Elezi i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike përballë ish-kryeministrit Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim të statutit, dhe për këtë arsye sipas tij zgjedhjet duhet të shtyhen.

Elezi deklaroi se i është drejtuar Komisionit të Rithemelimit për të shtyrë datën e zgjedhjeve për kreun e PD, që do të mbahen më 22 maj.

Sakaq, Ibsen Elezi thotë se nuk është ngritur Komisioni i Apelimit, i cili është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sipas normave statutore.

"I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore.

Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD.

Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statuore.

Për sa më sipër, duke qenë se Komisioni i Rithemelimit ka premtuar disa herë demokratizimin dhe garën e drejtë kërkoj riparimin e listave të anëtarësisë para se të vazhdojë të kryhet ky proces zgjedhor, dhe shtyrjen e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre kërkesave minimale statutore."-deklaroi Elezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco