Majko vazhdon me stilin e Ramës kundër SPAK/ Reagon Arben Kraja

Majko vazhdon me stilin e Ramës kundër SPAK/ Reagon Arben Kraja

11:13, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021 të institucionit që ai drejton.

Gjatë raportimit te “Ligjet”, Kraja është pyetur nga deputeti Pandeli Majko, se cilat do të jenë veprimet e SPAK-ut, në drejtim të personave të shpallur “non-grata”, nga SHBA-ja.

Ndërkohë, Kraja është përgjigjur se ligji e ndalon të japë opinione për vendimet e institucioneve të tjera.

“Sa u takon personave ‘non-grata’, me ligj e kemi të ndaluar të japim opinione për vendimet e institucioneve të tjera. Kushdo qofshin, të jashtme apo të brendshme”, tha Kraja.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Komisionin e Ligjeve  një ditë pas finalizimit të aksionit të koduar “Golden Bullet”, që kulmoi me arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetëra të tjerëve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kraja tha se me paratë e konfiskuar nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco