Alibeaj si 'patericë' e Ramës/ Balla i kujton kushtet: Duhet të vish me firma

Alibeaj si 'patericë' e Ramës/ Balla i kujton kushtet: Duhet të vish me firma

10:39, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste vijonë procesin farsë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Fillimisht Rama futi grupin parlamentar të PS-së të propozojë kandidatura. Më tej, ndërsa në media qarkulluan disa emra, Rama doli e tha se nuk do të ketë kandidaturë nga grupi i tyre parlamentar.

Seanca e parë parlamentare u dogj pa një kandidaturë, ndërsa tashmë si “patericë” e farsës së Ramës po shërben edhe Enkelejd Alibeaj.

Në vijim të teatrit, pas të ashtuquajturave negociata me praninë e mediave, Taulant Balla i dha të drejtën Alibeajt të propozojë emrat në seancën e dytë dhe të tretë.

Kurse sot, Balla i ka 'sqaruar' Alibeajt kushtet e marrëveshjes.

“Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, shprehet grupi i PS.

Më 18 maj, kjo kërkesë u pranua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, që tha se nëse do të ketë shkelje të rregullave, do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco