Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Vlorë/ Humbi drejtimin e motorit, ndërron jetë 35-vjeçari

Këshilli i Europës/ Gjermania mbron Kosovën dhe sulmon Rusinë

Këshilli i Europës/ Gjermania mbron Kosovën dhe sulmon Rusinë

09:40, 20/05/2022
A+ Aa A-

Gjermania i ka bërë një mbrojtje të veçantë aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin, thotë se është e çuditshme se si Kosova është trajtuar kaq ndryshe nga Rusia nga qeveritë e vendeve anëtare të Këshillit të Europës gjatë viteve të fundit.

“Rusia, një superfuqi bërthamore me një popullsi prej 146 milionë banorë dhe një sipërfaqe që shtrihet në nëntë zona orare, u bashkua me Këshillin e Europës në vitin 1996. Si anëtare e Këshillit të Europës, Rusia ka kryer luftëra në Çeçeni, ka pushtuar Gjeorgjinë, ka aneksuar Krimenë, ka provokuar luftë në Lindje të Ukrainës, ka bombarduar civilët në Siri dhe më pas ka nisur një sulm kundër të gjithë Ukrainës në shkurt 2022.

Kosova, një prej demokracive më të vogla në Europë me një popullsi prej më pak se 2 milionë baorë, me një territor sa 0.5 përqind e Rusisë, deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Kjo u njoh nga shumica e madhe e anëtarëve të Këshillit të Europës (34 nga 46).

Në tetor të vitit 2008, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me një pyetje të thjeshtë: A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga institucionet provizore vetëqeverisëse të Kosovës në përputhje me ligjin ndërkombëtar? Në korrik të vitit 2010, kjo gjykatë arriti në përfundimin se: “deklarata e pavarësisë e Kosovës, e miratuar më 17 shkurt 2008, nuk dhunon ligjin ndërkombëtar”.

Ndryshe nga Rusia, Kosova ka njohur transferim paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndryshe nga Rusia, Kosova e pavarur nuk ka pasur kurrë të burgosur politikë. Ndryshe nga Rusia, nuk ka shpallur ndonjë luftë.

E megjithatë, për shumë vite, qeveritë e Kosovës janë dekurajuar në mënyrë aktive nga aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Europës nga vendet e tjera anëtare. Si rezultat, Kosova mbetet jashtë. Ajo është sot e vetmja demokraci evropiane që nuk është anëtare e Këshillit të Europës,” shkruan Sarrazin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco