Dy standardet e Gjykatës së Apelit/ Kaso: Vullnetin e demokratëve nuk e mbajnë dot peng procedurat

20:30, 18/05/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv ankimimin e Enkelejd Alibeajt pas njohjes nga gjykata të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kaso tha se Alibeaj po mban dy kërkesa të ndërvarura nga njëra-tjetra. Sipas tij ai kërkon që mos të regjistrohet statuti i 11 dhjetorit.

"Kërkon ose kthimin për shqyrtim përsëri nga gjykata e shkallës së parë të gjithë dokumentacionit që PD ka paraqitur në kuadër të regjistrimit të 11 dhjetorit dhe të vendimeve të tjera, ndër të cilat ishte shkarkimi i Bashës, ose në mënyrë të ndërvarur kërkon që Gjykata e Apelit të verifikojë që dokumentacioni i paraqitur nuk është në përputhje me ligjin dhe të vendosi pushimin e çështjes dhe mos t’i regjistrojë PD-së statutin e 11 dhjetorit, vullnetin e mbi 4200 demokratëve.

Janë të njëjtat pretendime që dëgjojmë prej muajsh që vullneti i demokratëve për të thirrur Kuvendin të cilin Basha dhe enturazhi rrotull tij refuzonte ta mbante pas kërkesës së përsëritur nga baza të bëhet nul se firmat e mbledhura janë dërguar në x zyrë dhe jo në y zyrë, pra në zyrën e ish-Sekretarit të Përgjithshëm, ose pse listën përfundimtare të delegatëve të Kuvendit të PD, zyrtaren, ja ka vënë në dispozicion Rithemlimi gjykatës dhe jo Bardhi.”-tha Kaso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco