‘Kërcënimet ndaj gjyqtarit Zhukri’/ Gjokutaj: Bardhi mbështetet nga Rama, ndryshe nuk do të guxonte

20:30, 18/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, avokati Genc Gjokutaj ka folur për dy standardet e përdorura nga Gjykata e Apelit për rastin e regjistrimit të statutit të PD-së në bazë të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Gjokutaj është ndalur edhe te kërcënimet e deputetit Gazment Bardhit para se gjyqtari Zhukri të njihte Kuvendin e 11 dhjetorit, si dhe te deklarata politike e Gjykatës së Apelit se po shantazhohet.

Sipas avokatit, Bardhi mbështetet nga Rama se në të kundërt nuk do të guxonte të kërcënonte një gjyqtar.

Për sa i përket deklaratës politike të Gjykatës së Apelit, Gjokutaj ka theksuar se nëse një gjykatës kërcënohet ka organe të tjera ku duhet të depozitohet ankesa dhe të merren masat e nevojshme.

Gjokutaj: Ky është kërcënim. Këta që janë bërë palë me pushtetin, por mos harroni se mazhoranca sot ka emëruar edhe opozitën. Këta pakica e pakicës kanë mbështetjen e Ramës, pasi nuk do të guxonin në një rast tjetër të kërcënonin një gjykatës. Gjykata shprehet me vendim nuk shprehet me deklaratë. Nëse një gjykatës kërcënohet ka organe të tjera ku duhet të depozitohet ankesa dhe të merren masat e nevojshme. Nuk mundet kurrë një jurist të ulet dhe të bëjë një deklaratë të tillë politike.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

The truth18/05/2022 20:54

Jo me kete. Po u neverisni njerezve opoziten. Ne nuk jemi analfabet te na perfaqesoj ky qe flet percart. Paguajeni nese e keni tuajin por mos e nxirni ne media. Ka shume njerez qe paguhen pa punuar ne Shqiperi, keshtu me mire paguajeni kete per heshtjen se sa per fjalet dhe analizat.

Shto koment

Denonco