Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Berisha: E majta amerikane kërkon të vendosë kryetarin e të djathtës në Shqipëri! S’ka për të ndodhur

19:38, 18/05/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te marrëdhëniet që ka pasur me administratën amerikane gjatë kohës që ka qënë në pushtet, si me atë republikane por edhe atë demokrate.

Berisha theksoi se s’ka pasur asnjë problem me administratën Obama, përkundazi lavdërimet janë aty se çfarë kanë thënë, por lobimi i Xhorxh Sorros dhe Edi Ramës, arritën ta akuzonin pa fakte dhe prova për kurrupsion. 

Sipas ish-kryeministrit Berisha, e majta amerikane kërkon të vendosë kryetarin e të djathtës në Shqipëri, por i ka siguruar se kjo nuk do të ndodhë. 

Berisha: Qëdrimi ynë ndaj familjes, ndaj përmbysjes së diktaturës komuniste, pra ka qënë një parti tërësisht e bazuar në parimet konservatore, të traditës sonë si komb, i thotë familjes familje, i thotë atdheut atdhe. Pra këto kanë qënë që në mitingun e parë çështjen kombëtare yllin polar.

Duke patur parasysh rëndësinë e jashtëzakonshme të ShBA-së qoftë për Shqipërinë qoftë për botën, asnjëherë nuk kemi bërë dallime për cilindo që ka qënë në pushtet. Unë kam pasur miqësi edhe më shumë se sa zyrtare me njërën nga familjet më të mëdha të atij kombi, por jam përpjekur të kem marrëdhënie korrekte dhe më të mira edhe me presidentët e tjerë kur kanë qënë demokratë.

Dhe unë s’kam pasur asnjë problem me administratën Obama, përkundazi lavdërimet janë aty se çfarë kanë thënë. Në vitin 2013, ndihem krenar se 90% e shqiptarëve shprehnin proamerikanizmin e tyre. Në një moment të caktuar, multimiliardieri Xorxh Sorros me Edi Ramën, lobuan dhe arritën të më akuzonin pa asnjë provë fakt për korrupsion.

Unë ndjej keqardhje për disa gjëra, kur shoh se e majta amerikane kërkon të vendosë kryetarin e të djathtës në Shqipëri dhe unë i kam siguruar se kjo nuk do të ndodhë dhe ja kam bërë të qartë cilit do.

Ky proces nuk ka të bëjë me dizenjimin, pasi atë betejë po e bëja personale pasi po të cënojnë dinjitetin duhet të luftosh vetë nuk duhet të kërkosh ndihmë fare dhe unë e kam çuar në gjykatë. Sot në mënyrën më antikushtetuese, qoftë për kushtetutën e Shqipërisë dhe të ShBA-së, ambasadorja po ndërhynë duke u përpjekur ta dëmtojë këtë lëvizje në çdo hapë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco