Gazeta austriake për Metën, Shehaj: E sponsorizuar nga Mërtiri dhe Zoto

Gazeta austriake për Metën, Shehaj: E sponsorizuar nga Mërtiri dhe Zoto

23:08, 17/05/2022
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, ka folur lidhur me shkrimin e gazetës austriake “Kronen Zeitung” që akuzon Presidentin Ilir Meta se ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Në emisionin “Opinion”, Shehaj akuzoi pronarët e inceneratorëve duke thënë se dyshohet se janë sponsorizuesit e këtij shkrimi, pasi sipas saj, Zoto dhe Mërtiri jetojnë në Vjenë.

“Po të shikoni këto raste që shpiken për Metën gjithmonë del një i kërcënuar me jetë por asnjë nuk vritet. Por nga komunikimet që kam me gazetar të ndryshëm, thuhet se ka një dyshim shumë të qenësishëm që bëhet fjalë për çiftin Zoto-Mërtiri, thuhet se janë në Vjenë kanë fëmijët të regjistruar në një kolegj në Vjenë.

Jetojnë në pallatin e një vëllai të një biznesmeni. Kërkojnë azil politik në Vjenë se na kanë vjedhur jo pak por 430 milionë euro. Është një histori totalisht riciklim dhe do jetë një padi publike. Mund të jenë atë ose siç i përdor kundërshtari politik këto shkrime pa emër.”-Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco