Filip Çakuli jep dorëheqjen/ Mos u fshih pas Vjollca Hoxhës

Filip Çakuli jep dorëheqjen/ Mos u fshih pas Vjollca Hoxhës

23:07, 17/05/2022
A+ Aa A-

Nga Elvi Fundo

Një sulm ka filluar ditët e fundit ndaj biznesmenit Petrit Maho, i cili është një nga njerëzit më të pranishëm në media me reklama, me sponsorizime. Është një nga njerëzit i cili për shkak të aktivitetit të tij tregtar, reklamon shumë në të gjitha televizionet, Klan, Top Channel, e media të tjera.

Petrit Maho ka rënë pre e një sulmi sot nga gazeta ‘Shqip’, nga Top News, nga mediat e Top Channel dhe thua çfarë ka ndodhur, do zbulohet një korrupsion i madh!

Në fakt s’ka asgjë të tillë.

Petrit Maho, njeriu që për më shumë se një dekadë ka qenë sponsor kryesor i Fiks Fare, njeriu që për shumë vite është një nga sponsorat kryesorë të Top Channel, megjithëse CNA.al ka dijeni se sa janë vlerat, në shifra të përafërta me miliona euro në shumë vite, për Fiks Fare apo për Top Channel. Përtej kësaj marrëdhënia është miqësia e Filip Çakulit me Petrit Mahon.

Mund t’i gjeni tek stafi i Fiksit, udhëtime në Selanik, mund të gjeni udhetime në Jug, mund të gjeni udhëtime edhe në Vienë.

Stafi i Fiks Fare me mbështetjen e Petrit Mahos, nga miqësia e thellë me drejtorin e Fiks Fare, Filip Çakuli, shëtiste Europën, edhe kjo është një gjë pozitive.

Filip Çakuli është një nga miqtë e ngushtë të Petrit Mahos i cili nuk përmendet në shkrimet e gazetës ‘Shqip’.

Filip Çakuli është një nga njerëzit që më shumë e sheh me Petrit Mahon se sa me çdo mik tjetër të tij, dhe jo sot, por prej shumë e shumë vitesh.

Në fakt, sulmi që ka ndodhur ndaj zotit Maho është më shumë se sa ndaj tij, është Filip Çakulit në Top Channel i cili sot është përdhosur nga Vjollca Hoxha.

Ndaj është koha që Filip Çakuli të japë dorëheqjen, për t’i treguar opinionit publik, miqve, shoqërisë se në Top Channel, nuk paska qenë mesaduket problemi i vetëm Ben Blushi i cili akuzohej për të gjitha bëmat dhe gjëmat që ndodhnin në Top Channel. E në rast se Filip Çakuli nuk i di, po ja përmendim ne disa.

Kush ishte personi që takoi, Nadir Çausholli i CFO Pharm-ës dhe pse filloi sulmi ndaj tij, pasi nuk rezulton që të ketë takuar Ben Blushin, por ka takuar Vjollca Hoxhën e pasataj historia dihet?!

Pse sulmohet biznesmeni Arben Reli, ku është lidhja! A nuk është historia rozë e Vjollca Hoxhës, për të cilën Fiksi iu hodh në fut një biznesmeni që ishte në punën e tij, për një investim 10 milion euro që kërkon ti grabitet?

E më tej sot, vjen Petrit Maho, rasti më flagranti nga të gjithë, më i turpshmi, mik i ngushtë i Filip Çakullit, bashkëpunëtor i emisionit Fiks Fare, një nga sponsorat kryesorë të Top Channel dhe Fiks Fare, sulmohet nga media e Vjollca Hoxhës, ortakes së inceneratorëve.  

Zoti Çakulli, Lori Caffe-në e famshme të Tanit, Vjollca Hoxha tashmë e ka kthyer në ortakëri me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin që SPAK-u po i kërkon në fund të dheut. Është ortake edhe me Stela Gugalljan e Elbasanit, që sërish SPAK-u po e kërkon. Janë në Vjenë, atje ku Petrit Maho ka çuar Fiks Fare.

Se besoj e di dasmën në Como, thonë që u bë me lekët e inceneratorëve.

E pra, Filip Çakulli më shumë sesa kaq ka, i di! I di ti, i di une, i dinë të gjithë, shifrat nuk ti themi, por po të drejtohem ty.

Jep dorëheqjen dhe mos u përdhos nga Vjollca Hoxha!

Sepse sot nuk i ka marrë fytyrën Petrit Mahos, se Petrit Mahon e njeh e gjithë Shqipëria çfarë burri është, cili është karakteri i tij dhe vlerat që ka. Ashtu siç e njohim pronaren tënde, shoqen Vjollca, historitë e saj rozë që mesa duket po kalon adoleshencë të vonuar (kujto Shpresimin), po e le mënjanë dinjitetin, moralin e saj dhe karakterin.

Prandaj, nuk i prish punë Petritit sulmi që i bën Top Channel, Top News, apo gazeta Shqip. Të prish ty punë! E në rast se të ka ngelur një cipë në fytyrë, jep dorëheqjen e bëhu burrë! Nuk mund ta kuptoj si ju del njerëzve përpara. Mos u fshih pas brekëve të Vjollcës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lana18/05/2022 02:31

Por kush se di cfare ishte dhe cfare eshte vjollca.ajo me bemat dhe burst e coi ne te semes burrin qe ishte njeri model. Paskan fat dashnoret se kjo ka shume para. Cakulli tani nuk I hyn ne pune ,kerkohen kandidate te rinj.te fala vjollces Ben, edhe ty te shpori, shyqyr qe je gjalle.

Shto koment

Denonco