Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Nën hetim Lulzim Basha/ Artan Hoxha dëshmon për 4 orë te prokurorët belgë

Nën hetim Lulzim Basha/ Artan Hoxha dëshmon për 4 orë te prokurorët belgë

23:00, 17/05/2022
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje nga prokurorët e Belgjikës për çështjen 'Toyota Yaris', dosje për të cilën është nën hetim ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. 

Vetë gazetari thotë se u pyet për 4 orë për atë që dinte për çështjen.

Ne zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes. Me priten mire mor vellezer, gjynah te qahem. Nga zyrat prej xhami te oficereve federale belg, Brukseli kishte nje pamje fantastike…

Kater ore brenda me federalet, per çeshtjen “Toyota Yaris”. Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as dëgjova gje dhe as mbaj mend gje… po fare, fare.

Kaq kisha…. Edhe keta federalet e Brukselit kisha mangut, se nuk me dalin prokuroret e SPAK-ut, apo prokurorite e rretheve gjyqesore te Shqiperise!!!! Gjithsesi, me duket se me mire do te behet…” – shkroi Hoxha në Facebook.

Kujtojmë që prokurorët belgë morën në pyetje në Tiranë, ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, për mbi dy orë, në 10 shkurt të këtij viti, në ambientet e SPAK. 

Sipas prokurorëve belgë, Lulzim Basha nuk është vetëm dëshmitar i dosjes 'Toyota Yaris', por edhe i proceduar penalisht. 

Basha akuzohet për dekonspirimin e operacionit policor, pas denoncimit në Kuvend se ishin nisur drejt Shqipërisë 5 milionë të fshehura në automjete. 

Dy ditë pas deklaratës së Bashës, makinat Toyota Yaris, me 3.5 milionë euro të fshehura brenda tyre, mbërrijnë në Portin e Durrësit. 

Asnjë prej kokave të trafikut nuk ra në pranga. 

Hetimet belge janë përqendruar në atë që deklarata e Bashës në foltoren e Kuvendit u bë për interesa të një grupi kriminal, ndërsa një pjesë e parave, prej 1.5 milionë euro, humbën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco