‘Formula Balla-Alibeaj për presidentin’/ Boçi: Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri

‘Formula Balla-Alibeaj për presidentin’/ Boçi: Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri

22:06, 17/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar deklaratat e përbashkëta të Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeaj në lidhje me kriteret për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

‘I pari në formulë (mendoni kë të doni si të parë) ka interes të sulmojë opozitën duke pastruar Ramën. I dyti (gjithmonë sipas zgjedhjes suaj) kërkon përçarjen e opozitës duke favorizuar Ramën. Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë i Luçiano Boçin:

“Formula” për zgjedhjen e Presidentit na paska ngecur e ngatërruar në dilemën Balla Alibeajn apo Alibeaj Ballën.

Do e shpallin nësër e në vazhdim të dy “me transparencë” në sofrën “publike” të  interesave.

Merre me mend si ka degraduar çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit!?

Jashtë negociatave politike, siç e kushtëzon kushtetuta dhe brenda konsideratave të individëve politikë me prioritete krejt të ndryshme,  por që asnjëri nuk e ka shqetësimin për Presidentin.

Për ata, në fund të fundit, me kompetencat që e kanë katandisur, ai nuk ka pikë rëndësie.

I pari në formulë (mendoni kë të doni si të parë) ka interes të sulmojë opozitën duke pastruar Ramën.

I dyti (gjithmonë sipas zgjedhjes suaj) kërkon përçarjen e opozitës duke favorizuar Ramën.

Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri.

Dhe në fund kjo formulë pritet të pjellë Presidentin.

Domethënë janë bashkë dhe e vetmja gjë që i ndan është se Balla ka mandatimin e Asamblesë e Grupit Parlamentar të PS, ndërsa Alibeaj ka mandatimin e Ramës dhe Ballës.

Përsëri diferenca nuk është aq e madhe!

Pothuaj sa emri që ka në xhep Rama për President!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco