Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

2 vjet nga shembja e Teatrit/ Regjisori Edmond Budina tregon tradhtitë e Lulzim Bashës

2 vjet nga shembja e Teatrit/ Regjisori Edmond Budina tregon tradhtitë e Lulzim Bashës

21:31, 17/05/2022
A+ Aa A-

Këtë 17 Maj shënohen dy vite nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nga fadromat dhe eskavatorët e bashkisë së Tiranës.

Regjisori Edmond Budina tha në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, se ai dhe artistët e tjerë që dolën në mbrojtje të teatrit, u tradhtuan në kauzën e tyre nga Lulzim Basha, i cili asokohe ishte kryetari i Partisë Demokratike.

Budina u shpreh se në orët e para të mëngjesit të 17 majit, pak para se të shembej teatri, politikanët e opozitës u thanë atyre që të largoheshin për një pushim, pasi kishin informacione se nuk do ndërhyhej nga policia.

“Mendoni ju se nuk e dinte opozita që atë natë nuk do shembej teatri? Pse na thanë ata që ikni se nuk do prishej atë natë? Ata politikanët e pranishëm na thanë ikni se keni 3 netë pa gjumë, se kemi informacion se nuk do ndërhyjë policia”, tha Budina.

Ai deklaroi se Basha nuk iu përgjigj disa mesazheve të tij dhe shtoi se i ka thënë në sy ish-kryedemokratit që të mos tradhtonte kauzën e tyre.

“Mendimi im personal është që kryetari i Partisë Demokratike na la në baltë. Ne frikën e kemi pasur që në fillim. Unë të paktën, personalisht i kam thënë në sy, mos na tradhto, në momentin që hymë në sallë dhe firmosi kontratën. Pse them unë që na tradhtuan? Doli edhe Ilir Meta tha, e kam marrë në telefon Lulzim Bashën dhe nuk më është përgjigjur. Të njëjtën gjë më bëri edhe mua, muaj më pas”, tha regjisori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco