Presidenti/ Manjani: Rama kaloi në shpikje kushtetuese! Kishte dorë të lirë 9 vite me Bashën përballë

21:11, 17/05/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv se është papërgjegjshmëri politike dhe antikushtetueshmëri e frikshme e të gjithë palëve politike në lidhje me çështjen e Presidentit të ri.

Manjani theksoi se është shpikje kushtetuese kjo që po bën Rama duke kaluar raundet meqë nuk kanë asnjë kandidat të propozuar.

"Mazhoranca për shkak të numrave nuk lejohej të kalonte në një shpikje kushtetuese, meqë s'kemi kandidat po kalojmë raundin. Kjo është shpikje kushtetuese. Rama është në habitatin e tij."-tha Manjani.

Më tej ai deklaroi se opozita e cila është më shumë se e përçarë dhe për 9 vite që Rama ka qeverisur deri më sot, nuk ka pasur opozitë përballë teksa këtë të fundit e drejtonte Lulzim Basha.

"Në 5 vitet e dyta të qeverisjes së tij, vendi është pa opozitë fare, Rama bën çfarë i do qejfi. Problem i madh."-u shpreh Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë tha se janë tre episode realisht opozitare në 9 vite qeverisje të Ramës.

“Mbetjet kimike, rruga Durrës-Kukës që i thau pështymën Ramës, dhe e treta që i thau pështymën ishte protesta e studentëve. Tre opisode opozitare në 9 vjet ka populli shqiptar.”-u shpreh Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco