Seranaj: Bota e pa si TK u shemb dhunshëm me njerëz brenda! Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ramën dhe Veliajn

21:06, 17/05/2022
A+ Aa A-

Në lidhje direkte me A Show në SYRI TV me Adi Krastën, aktivisti dhe arkitekti Astrit Seranaj ka kujtuar dy vjetorin e prishjes së Teatrit Kombëtar nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

Seranaj ka theksuar se teatri u shemb në mënyrë të dhunshme dy vite më parë dhe se e gjithë bota e pa edhe pse u shemb në mes të natës dhe në kulmin e pandemisë botërore.

Sipas arkitektit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar ligjin special PPP, si dhe transferimin e pronës i cili është i kundraligjshëm.

Seranaj: Kauza nuk është e humbur pasi vazhdon akoma në instancat e drejtësisë për të vendosur drejtësi për teatrin por është e vërtetë se Teatri Kombëtar u shemb në mënyrë të dhushme dy vite më parë në mëngjesin e 17 majit dhe ku policia dhe të gjitha institucionet shtetërore, me një urdhër të kundraligjshme erdhën dhe shembën teatrin me njerëz brenda. Edhe pse e shembën në mes të natës dhe në pandemi totale, e gjithë bota e pa dhe reagoi pa e ditur problematikën por e dënoi vetëm me atë që pa.

Mjafton të kuptosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në momentin që dha vendimin për të drejtën themelore dhe të drejtën e trashëgimisë për atë që ne protestuam dy vite e tre  muaj deri në momentin që u shemb teatri. Pra veprimin e 17 majit e ka rrëzuar gjykata kushtetuese kur tha se ligji special PPP është antikushtetues dhe transferimi i pronës është i kundraligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco