Jozefina Topalli: Alibeaj flet në emër të opozitës kur nuk e di se çfarë përfaqëson

Jozefina Topalli: Alibeaj flet në emër të opozitës kur nuk e di se çfarë përfaqëson

23:14, 16/05/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar situatën politike dhe zgjedhjen e presidentit, ku raundi i parë u dogj për shkak se partitë politike nuk propozuan asnjë kandidat.

Në një intervistë për emisionin Debat në A2CNN, Topalli e cila ka qenë pjesë e disa zgjedhjeve për president, që nga Mejdani deri tek Nishani, tha se kjo nuk është hera e parë kur raundi i parë “digjet”.

Topalli sheh problematike për këtë, situatën politike në tërësi dhe atë të opozitës në veçanti, teksa shton se në emër të opozitës aktualisht flasin deputetë që nuk dinë se çfarë përfaqësojnë.

“Nuk është rasti i parë që raundi i parë kalon pa një emër. Nëse i kthehemi historikut, të gjitha proceset varen nga situatat politike që zhvillohen këto zgjedhje.

Nëse mendon se si u zgjodh zoti Mejdani ka qenë shumë e vështirë. PS që kishte marrë një super mazhorancë zgjodhi presidentin e vet. Ne jetojmë në një situatë politike që po kapërcen një moment atipik.

Në fakt, kur ka një krizë politike të forcave politike në tërësi, por që është më e dukshme në opozitë për shkak se pushteti i mbulon gjithmonë problemet e brendshme që ka por që jetojmë në një moment kur klasa jonë politike është shkretuar nga figurat, autoritete të cilat do i jepnin një zë të fuqishëm këtyre zhvillimeve politike në tërësi.

Procesi i presidentit është politik, është kushtetues, është parlamentar. Ajo që bie në sy gjatë këtij procesi është fakti se opozita, ose në emër të opozitës flasin ata kur nuk e dinë se çfarë përfaqësojnë.”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco