Stafi i Pompeo reagon sërish: Fotot me Alibeajn nuk janë mbështetje politike!

Stafi i Pompeo reagon sërish: Fotot me Alibeajn nuk janë mbështetje politike!

22:31, 16/05/2022
A+ Aa A-

Evi Kokalari ka publikuar emailin me Jim Richardson, shefi i stafit të ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, lidhur me vizitën e këtij të fundit në Tiranë dhe takimet e zhvilluara, gjatë të hënës. 

Richardson shkruan se Pompeo ka bërë foto me Alibeajn dhe gjithë të tjerët, të pranishëm në aktivitet, për mirësjellje.

Ai kujdeset të theksojë se pranimi për të bërë një foto nuk do të thotë mbështetje për ndonjë lider apo grup politik.  

"Përshëndetje Evi! Sekretari bëri foto me të gjithë në event, dhe nuk pati asnjë deklaratë politike. Pranimi i tij për të bërë fotografi nuk do të thotë mbështetje për ndonjë lider apo grup politik. Ai u tregua i sjellshëm gjatë kësaj ngjarje të rëndësishme", është përgjigjja e Richardson. 

Image

"Jim Richardson më dha leje ta botoj e-mail. Ja e verteta për fotot e Pompeos me Alibeajt & co", shkruan Kokalari në llogarinë e saj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi16/05/2022 23:08

Late nam...

Shto koment

Denonco