Investitorët strategjikë, Shehaj: Përfitojnë të afërmit e qeveritarëve! Ja rasti me kushëririn e Gjiknurit

Investitorët strategjikë, Shehaj: Përfitojnë të afërmit e qeveritarëve! Ja rasti me kushëririn e Gjiknurit

22:22, 16/05/2022
A+ Aa A-

Agron Shehaj thotë se ligji për investimet strategjike u shërben interesave të personave të afërt me qeverinë. Në emisionin "TPZ" ka patur debate të forta për këtë çështje.

Gazetari Ylli Rakipi ngriti pyetjen se përse nuk duhet të ndihmohen për infrastrukturën, biznesmenët që sjellin investime të konsiderueshme në bregdet.

Shehaj tha se nuk është kundër ligjit të investimeve strategjike, por sipas tij ka patur nepotizëm.

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Qeveria Rama në 2015 ka propozuar një ligj mbi investimet strategjike. Statusi është menduar të jepet me një sërë favoresh dhe lehtësirash, kryesisht kompanive të huaja, për ti dhënë disa lehtësime dhe të hyjnë në tregun shqiptar. Kjo përfshin dhënien e bredgetit shqiptar në përdorim, nëse duhet.

Kështu është konceptuar. Tani, çfarë ndodhi? Kemi dy raste, ku statusi për investimet strategjike, u është dhënë kushërinjve të Damian Gjiknurit, që janë shpallur investitorë strategjikë. Ajo pjesë e tokës, është hequr nga parku kombëtar i butrintit. Nuk ka ndodhur vetëm me Gjiknurin, por edhe me Xhaçken.

Ylli Rakipi: Damian Gjiknuri më tha nuk kam lidhje fare me këtë punë. E pyeta, a e ke kushëri. Më tha nuk e kam as kushëri, por do ta zgjidh në mënyrë ligjore me ju zoti Shehaj. Desha të vinte në emision, por e pa të arsyeshme të mos ishte. Ju folët për investitorin strategjik. Nëse Rama ka caktuar që të ndihmojë të huajt të vijnë këtu, mendoj se ka bërë gabim.

Gjërat duhet ti themi qartë dhe drejt. Nëse Rama ka thënë vetëm të huajt, ky është diskriminim për biznesmenët shqiptarë. Kjo cakton paratë që do të investohen. Përshembull po të them një rast. Nga Saranda deri në Himarë është zona më e bukur e Shqipërisë, por nuk ka ujë.

Shteti shqiptar duhet të paguajë dhe të sjellë infrastrukturën. Ujin, energjinë, këtë e kërkojnë edhe biznesmenët shqiptarë. Ky njeri në Butrint, investon 28 milionë euro. Urdhëro shpjegoje përse nuk është kështu.

Dhe përse duhet të vijnë dhe të huajt dhe jo shqiptarët. Unë përshembull njoh një investim 75 milionë euro në bregdet dhe shteti sigurisht duhet të sjellë ujë dhe infrastrukturë.

Agron Shehaj: Për këto arsye ligjin mbi investimet strategjike nuk e kam sulmuar, sepse në parim jam dakord që sipërmarrësi duhet ndihmuar. Kalojmë te kjo që thotë Gjiknuri.

Ylli Rakipi: Çfarë prova keni që është Gjiknuri?

Agron Shehaj: Resorti e ka emrin Manastir Resort. Manastir Resort shpk është në pronësi të Albstar dhe Andi shpk. Andi shpk është kushëriri i Gjiknuri. Ai thotë nuk e kam djalë xhaxhai, atëherë ta thotë çfarë e ka. Gjiknuri, zyrat elektorale, korrespodojnë me zyrën e kompanisë Andi shpk. E njëjta zyrë, po të marrësh ekstraktin. Qytetarët ta gjykojnë, ka nepotizëm, ka vend për dyshim, apo është rastësi?

Ylli Rakipi: Nuk e di këtë. Ju thoni a ka vend për dyshim?

Agron Shehaj: Mendon se ai që i jep zyrat Gjiknurit, shpallet investitor strategjik. Ju duket normale?

Ylli Rakipi: Mua më thanë është Albstar. E pyeta Gjiknurin dhe për kompaninë tjetër, më tha nuk kam lidhje fare.

Agron Shehaj: Ai edhe për atë DH Albania kështu tha. Meqë Gjiknuri thotë se do të më hedhë në gjyq, unë atë dua. Të merret gjykata me këtë punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco