Abilekaj: Alibeaj pjesë e farsës së Ramës! Kryeministri do ta zgjedhë vetë Presidentin

22:02, 16/05/2022
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit që u ezaurua pasi palët nuk paraqitën asnjë kandidat.

Abilekaj tha se kemi të bëjmë me një farsë të qeverisë ndërsa shtoi se Enkelejd Alibeaj është bërë pjesë e farsës së Ramës.

Abilekaj theksoi se Rama e ka gati emrin e Presidentit të ri dhe do ta zgjedhë vetë atë.

"Disa deputetë të opozitës janë bërë pjesë e farsës duke legjitimuar një farsë që nuk duhet legjitimuar.

Opozita nuk mund të vazhdojë kështu. Rama e ka gati emrin e Presidentit të ri dhe do ta zgjedhë vetë atë.”-tha Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco