Vizita e Pompeo në Tiranë, Robert Papa: U përdor nga ambasadorja Yuri Kim

21:45, 16/05/2022
A+ Aa A-

Gazetari Robert Papa komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' vizitën e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Tiranë. Papa deklaroi se dihej që ai vinte për muxhahedinët ndërsa shtoi se ambasadorja amerikane Yuri Kim përdori një ish-figurë të lartë politike për agjendën e saj në përplasjen e madhe që ka me Berishën dhe grupin që drejton PD.

Gazetari Papa tha se Yuri Kim prej më shumë se 1 viti përdor vizitat e diplomatëve amerikanë që vijnë në Shqipëri për agjendën e saj. Më tej ai shtoi se Yuri Kim ka treguar se nuk ka vepruar në mënyrë profesionale.

"Pomepo, duhet të ketë kontakte me ambasadoren e SHBA kur vjen në Tiranë. Ai ka siguri të lartë, ka kërcënim të lartë me iranianët.

Ndaj normalisht ka pasur kontakte me ambasadën, ata e përdorën. Pompeo nuk është më krahu i djathtë i Trump.

Ambasadorja Yuri Kim ka më shumë se një vit që përdor çdo vizitë të diplomatëve, zyrtarëve amerikanë që vijnë në Shqipëri, për agjendën e saj.

Zonja ka treguar që nuk është sjellë në mënyrë profesionale. Gjithçka që ka ndërmarrë i është kthyer në bumerang.

Pompeo nuk e njeh situatën politike në Shqipëri siç duhet dhe është përdorur. Vizita e tij u sponsorizua nga ajo kompani gazi dhe vizita tek muxhahedinët.”-tha Papa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco