Shefi i stafit të Pompeo: Fotot me Alibeaj nuk janë mbështetje politike!

21:26, 16/05/2022
A+ Aa A-

'Foto me Alibeajn, asnjë mesazh politik, si me të gjithë pjesëmarrësit'. 

Kështu shprehet shefi i stafit të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me foton që ai bëri sot me deputetin Enkelejd Alibeajn, të cilin mazhoranca kërkon ta 'shesë' si kryetar të opozitës.

Përmes një emaili drejtuar aktiviste së Partisë Republikane, Evi Kokalari, sot në orën 19:00, shefi i stafit të Pompeo, Jim Richardson sqaron se fotoja me deputetin Enkelejd Alibeaj ka qenë rutinë, njësoj si me të gjithë të tjerët, dhe pa asnjë mesazh politik.

Kokalari zbuloi mesazhin në Çim Peka Live, në Syri Tv

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Mike Pompeo e dinte që kishte opozitën fasadë përballë?

Evi Kokalari: Absolutisht që jo! Madje, unë i dërgova fotografinë e Alibeajt me Pompeo, shefit të stafit, duke i thënë specifikisht: Këta të katërt që janë në fotografi, janë personat që unë po mundohesha t'ju thoja që janë fasada e opozitës dhe jo të vërtetët e opozitës. Gabim që nuk ia dhash me emra. Ia kam shkruar çfarë krijoi këta dhe ata e dinin situatën dhe ishte e lehtë për ta kuptuar. Përgjigjja e Jim ishte në orën 19:00: Përshëndetje Evi! Sekretari bëri foto me të gjithë në event, dhe nuk pati asnjë deklaratë politike. Foto bëri edhe Ilir Kulla, bëri edhe Alibeaj. Pika kryesore ishte që nuk pati deklarata politike. Vizita e tij nuk ishte zyrtare dhe e kanë shfrytëzuar gabimisht në mënyrë të pafytyrë, që ne e presim nga këta. Nëse më përgjigjet para se të mbarojë emisioni, do ta publikoj emailin me shefin e stafit të Pompeo. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku17/05/2022 08:03

Eshte shume qesharake, qe keta te ashtuquajtur politikane shqiptare, nuk e mesuan kurre, qe dalja ne fotografi me eksponente te huaj ( si nga SHBA apo BE, si ne pushtet ose jo) nuk ju sjellin favore ne karrierat tuaja o mjerane te pandershem. Politikani i ndershem eshte i vleresuar dhe i ndjekur nga populli dhe nuk ka nevoje te shpalose fotografi te bera me personalitete, me mashtrime. Theritini mendjes ore deputete te PD, qe dukeshit si ne ekstaze ne foto, lerjani fotot eksperteve te mashtrimit, mos u ulni ne nivelin e tyre, mos shitni popullin per nje post me maskarada. Eshte turp per ju ! M.gj. th. me sa kuptojme nuk ju ka ngelur fije turpi, derisa po beni marreveshje si ato te "cadres". Nese nuk mendoni per Shqiperine, per shqiptaret, mendoni per trashegimenine qe po i lini femijeve tuaj, qe do ti tregojne me gisht si femijet e te shiturve per nje pushtet, per pak kohe. Te gjithe ju jeni bere deputete ne saje te Z. Sali Berisha, qe e shkelmuat ne rastin me te pare,kur mendoni se do te beheni" dikushi" me poshtersira, makinacione. Si duket nuk ju behet vone ti jepni shqelmin edhe prinderve tuaj( jane e vjetra qe na pengon drejt progresit). Turp !!!!!

Shto koment

Denonco