Haxhiu: Rama do djegë çdo raund! Kërkon përplasje brenda opozitës për presidentin e ri

Haxhiu: Rama do djegë çdo raund! Kërkon përplasje brenda opozitës për presidentin e ri

21:24, 16/05/2022
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka mundësinë për ta zgjedhur vetë presidentin, por kërkon që të ketë një përplasje brenda opozitës lidhur me këtë çështje.

Në emisionin “Shock” Haxhiu tha se Rama po e vendos opozitën në një situatë shumë të vështirë. Sipas tij, Rama ka strategji dhe do të djegë edhe raundin e dytë e tretë, për ta zgjedhur më pas vetë Kreun e Shtetit.

“Rama e ka mundësinë e zgjedhjes së presidentit, e ka idenë se edhe kush mund të jetë. Por, a e do një përplasje të opozitës edhe për këtë çështje? E do.

A e do që ta vendosë në opinion publik dhe të ndërkombëtarëve që këta ende nuk mund të jenë si grup parlamentar me një komunikim për një çështje kaq të rëndësishme?

E bën. Mendoj që opozitën po e vendos në një situatë shumë të vështirë.”-tha Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco