Kryemadhi: S’kam bërë operacione plastike, kam kohë edhe 20 vite

21:08, 16/05/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj në emisionin 'Çim Peka Live' lajmeve se ka bërë operacione plastike.

Kryemadhi deklaroi se ata që bëjnë shkrime kanë bërë vetë ndërhyrje ndërsa shtoi se gjenetikisht është shumë e fortë duke thënë se i duhen edhe 20 vite për të shkuar tek të tilla procese.

"Akuzohem për bukurinë që më ka dhënë nëna ime. Jam shumë e indinjuar që akoma nuk kam bërë asnjë operacion plastik, për këtë më vjen keq.

Jam akoma shumë e re, dua edhe njëçik kohë. Nuk kam abuzuar as me drogë as me alkoolin.

Acidi hialuronik dhe botoksi nuk janë operacione plastike. Operacionet plastike janë kur tërheq gjoksin apo fytyrën, ata që e kanë shkruar shkrimin e dinë shumë mirë se e kanë bërë vetë, mos të them edhe doktorin ku e kanë bërë.

Monika Kryemadhi ka edhe 20 vite për të shkuar tek ai proces. Edhe gjenetikisht jam shumë në formë. Ata e dinë shumë mirë që ndërhyrjen kirurgjikale për arsye shëndetësore i kam të deklaruara në ILDKPI dhe me faturat spitalore.”-tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco