'Srebrenica'/ Vasili: Rama me të vetët në rresht me Vuçiç! Ja provat e pakundërshtueshme

'Srebrenica'/ Vasili: Rama me të vetët në rresht me Vuçiç! Ja provat e pakundërshtueshme

22:56, 13/05/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar në rrjete sociale pasi PS nuk votoi për rezolutën që dënon masakrën serbe në Srebrenicë.

Teksa shpërndan deklaratën e Vuçiç një vit më parë, Vasili thekson se deputetët e PS dhe Rama janë vënë në rresht në shërbim të Presidentit serb.

Statusi
Rilindasit rrezuan Rezoluten per Masakren e Srebrenices me urdher te Vuçiçit! Ja provat e pakundershtueshme!  Vuçic shume i qarte.
Ai thote qe do ta pengonte miratimin e kesaj Rezolute ne ato shtete ku do tu ecte, sic eshte Edi Rama me deputetet e tij qe u vune ne rresht ne sherbim te Vuçiçit dhe rrezuan miratimin e Rezolutes duke votuar egersisht kunder saj.

Me poshte eshte deklarata e Vuçiç ne 7 korrik te 2021 lidhur me Rezoluten e Masakres se Srebrenices. Ja cfare thote Vuçiç:
"Persa i perket rezolutes( per masakren e Srebrenices), sic ju kam thene edhe perpara 10-12 ditesh, kur kishim miratimin e nje rezolute te tille ne parlamentin e Malit te Zi qe ju kam thene atehere, qe fillon permbytja e rezolutave te njejta kunder Serbise ne te gjithe parlamentet apo ne shumicen e parlamenteve rreth e rrotull. T

e gjitha qartesisht shprehen qe serbet filluan genocidin dhe te tregojne me vendosmeri, o zot,se jane per mardhenie te mira te fqinjesise, por ne fakt qe ti japin goditje Serbise. Ajo qe eshte e papritur, eshte se Podgorica ishte me e zellshme dhe me e shpejte sesa Prishtina. Persa i perket Prishtines nuk eshte e cuditshme dhe kjo verteton qe ne e kemi njoftuar.

Keto rezoluta do te vazhdojne. Une besoj qe mund te shmangim ndonje parlament rajonal me re cilat kemi maredheniet te mira miqesore. 
Ndonje nuk do te mundemi ta shmangin sepse vazhdojne sfidat politike ndaj serbve, kjo eshte e gjitha" perfundon Vuçiç.
Rilindasit i vune vetes vulen e turpit qe nuk do te harrohet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco