Berisha nxjerr VIDEO-n: Ja pse Rama urdhëroi votën kundër Rezolutës për genocidin serb në Srebrenicë

22:32, 13/05/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video e cila është realizuar në 7 korrik 2021, ku presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpjegon se është rënë dakord me vendet mike, si Shqipëria, që rezolutat që dënojnë gjenocidet serbe në Ballkan do të shmangen.

Ja pse Edi Rama urdhëroi votën kundër Rezolutës për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë!’, shkruan Berisha në Facebook.  

‘Është e habitshme që Mali i Zi ka qënë më i shpejt se Prishtina për miratimin e rezolutës. Prishtina nuk na befason se u vërtetua e gjithë ajo që ne ju kemi paraljmëruar. Këto rezoluta do të vazhdojnë dhe ne do të mundohemi ti shmangim këto rezoluta në parlamentet rajonale të vendeve me të cilat kemi raporte të mira miqësore’, tha Vuçiçi në 7 korrik 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco