'Serbrenica'/ Shehu: Rama i varur nga Vuçiç! Gati rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë

'Serbrenica'/ Shehu: Rama i varur nga Vuçiç! Gati rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë

22:07, 13/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së dhe inisiatori i Tritan Shehu relozutës që dënonte gjenocidin serb në Serbrenicë, ka theksuar se arsyeja se përse mazhoranca socialiste e rrëzoi është se kryeministri Rama është i ndërvarur nga Vuçiçi. 

Në një intervistë për Koha Tv, Shehu ka paralajmëruar se po përgatisin një tjetër rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Intervista, Koha TV, Prishtine.

Rezoluta e djeshme, e para e ketij lloji ne Shqiperi, u paraqit ne Kuvend, ne perputhje me procedurat e tij.

Aresyet e paraqitjes jane te gjera dhe serioze.

Qofte keto historike, qofte te lidhura me aktualitetet ne Europe e Rajon.

Kujtesa e masakrave, genocideve, kerkimi i faljes per ato jane te rendesishme edhe per mos perseritjen e tyre.

Maxhoranca fatkeqesisht e rrezoi aprovimin e kesaj Rezolute, teresisht ne frymen e asaj te PE, si ne Konferencen e Kryetareve ashtu dhe ne seancen plenare, duke krijuar nje skandal te vertete, nje akt tejet negativ.

Ne politike kane rendesi qendrimet publike te Parlamentit, deputeteve etj.

Parlamenti "flet" me Rezoluta e vendime

Kjo pengese transversale per Rezoluten ndodhi per shkak te interferencave te Serbise e Vucicit, per shkak te nje ndervarje te Rames ndaj tij.

Ketu nuk kemi te bejme me inate e qendrime personale, kemi te beje me pozicionime politike.

Argumentat cfajesuese te tilla, te atyre qe kryen kete gabim fatal, jane per te qeshur e per te qare.

Jemi duke pregatitur tashme nje Rezolute te re, kete here per genocidin serb ne Kosove.

Ndersa Ballkani i hapur eshte “kufoma” e Jugosllavise se Re e “ngjallur nga Vucic.

Ai eshte nje projekt anti europeist, qe i sherben hegjemonise ekonomike e politike te Serbisev ne Rajon e zbehjes se Kosoves sovrane.

Ai synon te na devijoje per ne Lindje, edhe nepermjet Unionit EuroAsian te Moskes, ku Serbia ben pjese.

Ai i kundervihet projekteve europiane si Procesi i Berlinit.

Rajoni yne ka nevoje per projektet e BE, qe te na mbledhin se bashku nen lidershipin e Brukselit.

Kjo na afron midis nesh dhe na drejton drejt Perendimit.

Per ne shqiptaret e shumicen e Rajonit nuk ka te ardhme tjeter pervecse asaj Perendimore e Europiane, cdo tjeter do te ishte tragjike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco