Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Rezoluta për Srebrenicën, Shameti: Marrëzi! PS për interesin e vet shpërfill interesin kombëtar

19:43, 13/05/2022
A+ Aa A-

Analisti Sokol Shameti komentoi në Syri Tv me Juli Krisafin mazhorancën e cila nuk votoi dje rezolutën për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë. Shameti deklaroi se njerzve si Vuçiç i bën që t'u dalë fjala dhe të tingëllojnë realistë.

Më tej analisti deklaroi se PS nuk e ka pasur problem që të ketë marrëdhënie me non gratat e SHBA duke kujtuar vizitën e Dodik.

Sipas Shametit, PS për interesin e vet shpërfill interesin kombëtar, turpëron Shqipërinë në sytë e botës, dhe shkatërron reputacionin e popullit që ka vuajtur mizoritë e luftës.

"Një nga pasoja e asaj që ndodhi dje. Grupi socialist në përpjekje për të shpëtuar fytyrën argumentoi se ishte një non grata që e propozoi.

Në janar 2019, Milorad Dodik, u shpall non grata nga SHBA. Në maj 2019 u mikprit në Tiranë.

Përkundër protestave serioze të LVV dhe shumë personazhëeve për ta shpallur non grata edhe në Shqipëri, nuk ndodhi, nuk u skandalizua askush nga PS."-deklaroi Shameti.

Për qëndrimet e kryeministri Edi Rama, analisti Sokol Shameti tha se ai përpiqet të shuajë marrëzinë që bëri.

"Pas votës në Kuvend kundër dënimit të genocidit, ambsadori ynë në Kombet e Bashkuara duket si përfaqësuesi i një shteti karagjoz. Duke dashur të mbrojë veten, Rama dhe grupi i tij, i vënë Shqipërisë damkën e hipokrizisë.”-deklaroi Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco