'Primi +10 deputetë'/ Curri: Skandaloze! Shkatërron demokracinë dhe çimenton PS-në në pushtet

'Primi +10 deputetë'/ Curri: Skandaloze! Shkatërron demokracinë dhe çimenton PS-në në pushtet

21:02, 02/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Arjan Curri ka folur në lidhje me një draft-marrëveshje mes Ramës dhe Bashës në bashkëpunim me ambasadat, për Reformën Zgjedhore.

Një nga pikat e kësaj draft-marrëveshje është edhe kthimi i Primit në zgjedhje, ku parita që merr % më të lartë përfiton 10 deputetë.

Analisti theksoi se kjo pikë është skandalozë pasi kjo gjë shaktërron demokracinë dhe çimenton PS-në në pushtet.

Curri: Primi e shkatërron demokracinë pasi i jep mundësinë që forca e parë politike sikur vetëm me 1% të jetë para merr 10 deputetë plus. Ekujlibri i forcave politike në Kuvend nuk është pasqyrim i vullnetit të popullit pra e shtrëmbëron në çdo rast. Për sa i përket aplikimit në Shqipëri është skandaloze dhe e tmerrshme pasi çimenton PS-në në pushtet. Imgjaninoni që në zgjedhjet e ardhshme, që për shkak të konsumit politik për kaq vjet në pushtet dhe humbet 10 deputetë, atëherë ajo mjafton të ketë 1% më shumë se i merr sërish 10 deputetë për të qeverisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco