Rexhvelaj: PD-së i duhet Sali Berisha në krye, tregoi se mund të bashkojë dhe të japë shpresë

18:37, 02/05/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Mimoza Rexhvelaj komentoi në emisionin ‘Task Force’ Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.

Rexhvelaj theksoi se këto kohë treguan se Partisë Demokratike i duhet Sali Berisha në krye. Më tej ajo theksoi se ish-kryeministri është figura që bashkon, frymëzon dhe jep shpresë tek shqiptarët.

“Këto kohë treguan që PD-së i duhet Sali Berisha në krye. Tregoi se është ai tik taku që na mban gjithë demokratëve na çon në peshë.

Pavarësisht krisjes brenda PD, Berisha tregoi se është figura që bashkon, frymëzon, dhe jep shpresë tek Shqiptarët.”-tha Rexhvelaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco