Rama paraqet si sukses hotelin e Tërmetit të Tepelenës

Rama paraqet si sukses hotelin e Tërmetit të Tepelenës

18:30, 02/05/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka pasqyruar projektin më të ri tek 'Uji i Ftohtë' në Tepelenë ku një hotel ka hapur dyert.

Dhe ‘rastësisht’ ky hotel përveç se është impaktuar nga rilindja urbane është dhe pronë e ‘rilindjes urbane’.

Sipas banorve të zonës ky hotel është i ndërtuar nga familjarët e Gramoz Rruçit dhe Tërmet Peçit!

Sipas të dhënave zyrtare në QKB pronar legjitim janë B.H dhe D.H, por sipas banorëve të zonës aty mendohet se ndërtimi i këtij hoteli ka pasur shumë konflikte dhe mbrapa tij fshihen njerëz të lidhur me politikën!

Çudira të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri!

“Një hotel i bukur në mes të një natyre magjike, sapo ka hapur dyert tek Uji i Ftohtë në Tepelenë; një tjetër shembëlltyrë kuptimplotë e impaktit ekonomik e social të Rilindjes Urbane, e cila po sjell bujtina e hotele në Tepelenën ku deri dje kishte vetëm rrënim, pluhur e braktisje”, shkruan Rama./ RD

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco