Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Bledian Koka: PD s'mund të jetë peng i atyre që votojnë me urdhrat e ambasadave

Bledian Koka: PD s'mund të jetë peng i atyre që votojnë me urdhrat e ambasadave

23:08, 01/05/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka shprehet se Partia Demokratike nuk ka askënd për të humbur, por shton se PD nuk mund të ngelë peng i një grushti deputetësh në rrugën për të ecur përpara.

Koka tha për Ora News nuk beson se ka shumë dyshime se kryetari i ri i PD do të jetë Sali Berisha. 

Ai shton gjithashtu se PD duhet t'i kushtojë vëmendjen e duhur ngritjes së Kryesisë dhe Sekretariatit. 

"Ajo që ndodhi në PD ka shumë pa rëndësi nga diskursi politik. Ai është një proces rifreskimi brenda anëtarësisë së PD-së. Njerëzit ata janë. Ama duhet të përcaktojmë se çfarë presim nga zgjedhja e anëtarëve të këshillit kombëtar. Unë nuk kisha ndonjë pritshmëri, apo nuk më shqetëson se kush janë anëtarë të Këshillit të PD-së. Unë do të bëj analizën kur PD do të fillojë të strukturohet në kupolën e saj dhe që do të tregojë se cili do të jetë drejtimi i PD-së. Nuk besoj se ka shumë dyshime se kryetari i ri do të jetë Berisha. Po ashtu duhet parë kryesia e partisë dhe sekretariati.

30 prilli ishte një kuvendi teknik dhe nuk mund të presim më shumë se sa dha. Ndërkohë duhet kuptuar pse këta 35 deputetë nuk ishin në kuvendin e PD-së. Por aty ishin edhe dy kritikë të fortë të Berishës që morën pjesë në kuvend. Pra, kush ka dashur të reflektojë e ka bërë këtë gjë. PD nuk ka askënd për të humbur, por ama PD nuk mund të ngelë peng e 30 apo 40 deputetëve në rrugën për të ecur përpara. Këta duan të negociojnë deri në fund. Beteja e numrave në kuvend është e humbur për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet. Janë 6-7 deputetë që janë shumë të afërm me Bashën dhe që nuk afrohen, madje mund të shkojnë drejt një partie të re me të".

Koka shtoi se parlamentarizmi në vendin tonë ka marrë fund, sepse aty ka deputetë që votojnë me urdhra të ambasadës amerikane.

"Unë akoma shoh njerëz që nuk bëjnë hesapet e PD-së, por vazhdojnë me hesapet e veta dhe shohin se nga do të anojnë. Unë mendoj se PD-ja nuk duhet të zgjidhej me gjykatë pasi përfaqëson vullnetin e 600 mijë votuesve. Këta politikanë nëse vazhdojnë kështu janë me afat skandence. Mendoj se PD e ka betejën më shumë se sa në kuvend, aty ku pozita shkel të drejtat, aty do të jetë opozita me protesta. Mendoj se kjo është rruga më e drejtë për të kundërshtuar qeverinë. Parlamentarizmi ka marrë fund, sepse aty kemi deputetë që votojnë me urdhra të ambasadës. Në parlament opozita është e asgjësuar me urdhër".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco