Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta: Të rritet paga minimale, të garantohen të drejtat që sigurojnë mirëqënie

Meta: Të rritet paga minimale, të garantohen të drejtat që sigurojnë mirëqënie

12:47, 01/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta është përpjekur të tërheqë vëmendjen e qeverisë sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Majit, duke kërkuar që kjo ditë të shërbejë si moment reflektimi,  që punës jo të mirëpaguar e pa kontratë t’i jepet fund. Kreu i shtetit ka theksuar se në veçanti shtrohet nevoja për rritjen e pagës minimale dhe garantimin e çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

“1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri, - shkroi Meta në Fb. - Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi. Kjo situatë duhet të marrë fund!

Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale. Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!” nënvizoi në përfundim kreu i shtetit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

2 maji 2022=Dit pune?01/05/2022 15:01

Nesër normalisht duhet të ishte festë zyrtare edhe për bisneset private. Në fakt punonjësit do jenë në punë. Rroftë 1 maji! Rroftë Bajromi!

DEMOKRATI I BAZES01/05/2022 13:29

FAJIN E KA SALIU! FAJIN E KA SALIU!!! AI, SALIU I KA FAJET!!! SHQIPTARET T'I SHIKOJNE ME TELESKOP DHE SI NEPER ENDERR ATO VITET E QEVERISJES SE PARTISE DEMOKRATIKE 2005-2013 DHE TE SALI BERISHES!! NE TREGUN BOTEROR NAFTA ISHTE 110 DOLLARE/FUCIA, NE SHQIPERI CMIMI ISHTE 130LEKE/LITRI!! SHQIPTARET MBYTESHIN NE DET ME GOMONE, SOT SHKOJNE NE EVROPE PA VIZA ME TRAGETE, AUTOBUSA DHE ME AVION DHE ME KOLLARE!!! POSHTE SALI BERISHA!!! MIJERA KILOMETRA RRUGE DHE AUTOSTRADA! POSHTE SALI BERISHA!!! SOT SHQIPTARET PO HANE MUT!! RROFTE EDVIN RAMA!!! SOT NE VITIN 2022 PAGAT DHE PENSIONET E SHQIPTAREVE JANE PO ATO QE KISHIN NE VITIN 2013, SIC I KISHTE LENE QEVERIA BERISHA-2, KUR ISHTE NAFTA 130 LEKE/LITER DHE SHEQERI 50 LEKE/KG, VAJI 95 LEKE/LITER, MAKARONAT ISHIN 50 LEKE/KG, BUKA 50 LEKE/KG, MISHI 550 LEKE/KG, KORENTI 7.5 LEKE/KWH, I MBANI MEND VETE CMIMET, C'TE THEM!!!! SOT PAGAT DHE PENSIONET JANE ATO TE VITIT 2013 NDERSA TE GJITHA CMIMET JANE DYFISHUAR!! KUSH KA FARE PAK TRU NE KOKE I BEN VETE LLOGARITE DHE KRAHASIMET ME EKONOMINE FAMILJARE DHE ME XHEPIN E VET!! FAJIN E KA SALIU! VOTOJENI EDVIN RAMEN EDHE PER 20 VITE TE TJERA!!! VETEM MOS TE VIJE SALIU NE PUSHTET. SEPSE PO ERDHI PERSERI SALIU NE PUSHTET, MJERE JU O POPULL SE CFARE DO TE HIQNI, TE SHKRETET JU SA DO TE VUANI, ME PAGAT QE DO T'U DYFISHOHEN, POR ME E TMERRSHMJA FARE ESHTE QE SALIU DO TA BEJE EDHE KRIMIN E FUNDIT TE JETES SE TIJ PER SHQIPTARET, DUKE E BERE SHQIPERINE ANTARE TE BASHKIMIT EVROPIAN!!! PRANDAJ MOS E VOTONI KURRE AS SALIUN DHE AS PARTINE DEMOKRATIKE!!! TE NA RROJE EDVIN RAMA!!! RROFTE ERJON VELIAJ!!! ENVERI U NGJALL!!!

Shto koment

Denonco