Mërgimtarët 'shkundin' Tiranën për 1 Majin: Ndryshoni mentalitet, nuk është ditë feste, por proteste!

Mërgimtarët 'shkundin' Tiranën për 1 Majin: Ndryshoni mentalitet, nuk është ditë feste, por proteste!

11:19, 01/05/2022
A+ Aa A-

“Nuk më dhatë mundësi të jetoj në Atdhe! Më jepni mundësi të kontribuoj për Atdhe!”

Një grup qytetarësh shqiptarë që kanë ardhur nga emigracioni, kanë dalë sot me flamuj dhe pankarta për të protestuar  për të drejta  me rastin e ditës së 1 Majit.

Më shumë sesa protestë, qëllimi i daljes së tyre në sheshin “Skënderbej” dhe marshimi drejt Kryeministrisë, duket se ka qenë që t’i japin një shkundje, mentalitetit shqiptar se 1 Maji është “ditë feste”.

Jo, thanë ata, “kjo datë nuk është datë feste, por proteste. Për 70 vjet populli shqiptar mendoi se dita e 1 Majit është ditë feste. Ky mentalitet duhet të ndryshojë.”

Njeri nga përfaqësuesit e këtij grupi mërgimtarësh që mbante në dorë pankartën e madhe  “Nuk më dhatë mundësi të jetoj në Atdhe! Më jepni mundi të kontribuoj për Atdhe!”, foli për SYRI TV, se çfarë po kërkon sot.

“Në radhë të parë, si mërgimtar që jam dhe që e  ndiej veten shqiptar, në radhë të parë - bashkim. Bashkimi i kombit shqiptar, ngritja e mirëqenies së popullit dhe e drejta e votës, ndryshim i Kodit zgjedhor dhe shumë arsye të tjera ekonomikë që popullin shqiptar e shqetësojnë.

Në këtë drejtim janë shumë njerëz që e dinë të vërtetën, e dinë si po abuzohet me të drejtat e tyre dhe duhet të ngrihen dhe të dalin në revoltë dhe në protestë.

Prandaj dje ne jemi mbledhur sot këtu që data 1 Maj që ka ngelur si tabu e një feste e punëtorëve e popullit, kjo datë nuk është datë feste por proteste. Për 70 vjet populli shqiptar mendoi se dita e 1 Majit është ditë feste. Kjo duhet të ndryshojë. Në gjithë këtë mentalitet, jo vetëm kjo datë, por shumë gjëra të tjera në mentalitetin e kombit shqiptar duhet të ndryshohet.

Ne kërkojmë edhe të drejtën e votës. Përderisa jemi shqiptarë, duhet të kemi të drejtën e votës dhe sistemi zgjedhor dhe mënyra e votimit duhet të jetë më e pastër dhe të mos abuzohet me atë. Në qoftë se njeriu e ka humbur të drejtën e votës, ka humbur çdo gjë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES01/05/2022 13:23

SHQIPTARET T'I SHIKOJNE SI NE ENDERR VITET E QEVERISJES SE PARTISE DEMOKRATIKE 2005-2013 DHE TE SALI BERISHES!! NE TREGUN BOTEROR NAFTA ISHTE 110 DOLLARE/FUCIA, NE SHQIPERI CMIMI ISHTE 130LEKE/LITRI!! SHQIPTARET MBYTESHIN NE DET ME GOMONE, SOT SHKOJNE NE EVROPE PA VIZA ME TRAGETE, AUTOBUSA DHE ME AVION DHE ME KOLLARE!!! POSHTE SALI BERISHA!!! MIJERA KILOMETRA RRUGE DHE AUTOSTRADA! POSHTE SALI BERISHA!!! SOT SHQIPTARET PO HANE MUT!! RROFTE EDVIN RAMA!!! SOT NE VITIN 2022 PAGAT DHE PENSIONET E SHQIPTAREVE JANE PO ATO QE KISHIN NE VITIN 2013, SIC I KISHTE LENE QEVERIA BERISHA-2, KUR ISHTE NAFTA 130 LEKE/LITER DHE SHEQERI 50 LEKE/KG, VAJI 95 LEKE/LITER, MAKARONAT ISHIN 50 LEKE/KG, BUKA 50 LEKE/KG, MISHI 550 LEKE/KG, KORENTI 7.5 LEKE/KWH, I MBANI MEND VETE CMIMET, C'TE THEM!!!! SOT PAGAT DHE PENSIONET JANE ATO TE VITIT 2013 NDERSA TE GJITHA CMIMET JANE DYFISHUAR!! KUSH KA FARE PAK TRU NE KOKE I BEN VETE LLOGARITE DHE KRAHASIMET ME EKONOMINE FAMILJARE DHE ME XHEPIN E VET!! FAJIN E KA SALIU! VOTOJENI EDVIN RAMEN EDHE PER 20 VITE TE TJERA!!! VETEM MOS TE VIJE SALIU NE PUSHTET. SEPSE PO ERDHI PERSERI SALIU NE PUSHTET, MJERE JU O POPULL SE CFARE DO TE HIQNI, TE SHKRETET JU SA DO TE VUANI, ME PAGAT QE DO T'U DYFISHOHEN, POR ME E TMERRSHMJA FARE ESHTE QE SALIU DO TA BEJE EDHE KRIMIN E FUNDIT TE JETES SE TIJ PER SHQIPTARET, DUKE E BERE SHQIPERINE ANTARE TE BASHKIMIT EVROPIAN!!! PRANDAJ MOS E VOTONI KURRE AS SALIUN DHE AS PARTINE DEMOKRATIKE!!! TE NA RROJE EDVIN RAMA!!! RROFTE ERJON VELIAJ!!! ENVERI U NGJALL!!!

Shto koment

Denonco