‘Pa mbështetje në elektorat, të vendosur nga Luli’/ Sejamini: Ka plan për të mbajtur PD të destabilizuar

‘Pa mbështetje në elektorat, të vendosur nga Luli’/ Sejamini: Ka plan për të mbajtur PD të destabilizuar

22:35, 18/04/2022
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini thotë se ka një plan që Partia Demokratike, të vijojë të jetë e destabilizuar, pasi një grup i vogël deputetësh të emëruar nga Lulzim Basha duan të vendosin kushte në përpjekjen e tyre inaçore.

I ftuar në ‘Të Paekspozuarit’, Sejamini tha se grupi parlamentar i PD, nuk ka asnjë rol dhe nuk mund të marrë vendime për partinë, ndaj 30 deputetët që kanë firmosur paltformën e Alibeajt, thjesht e dëmtojnë më shumë partinë.

Sejamini: Deputetët nuk kanë rol në vendimarrjen e brendshme të partisë. Është sikur të firmosim edhe ne këtu edhe ti vendosim kushte PD-së. Ajo që është e qartë, duket që ka një prirje, për ta mbajtur PD-në të destabilizuar.

Kur gjykata njohu vendimet e Kuvendit të thirrur nga Berisha, u duk sikur kjo do të ishte një zgjidhje. Filluan edhe përpjekjet për ta mbajtur të destabilizuar.

Grupi parlamentar jo vetëm nuk ka rol, por pjesa më e madhe e tyre janë të mbaruar komplet, nuk i njeh askush, i ka vendosur Luli në listë. Këta do të vënë kushte? Janë deputetë pa asnjë lloj roli në vendimarrjen e brendshme.

Alibeaj nuk ka mbledhur asnjë forum të partisë. Këta njerëz nuk kanë fare mbështetje në elektorat. Kjo përpjekje e tyre është inatçore, përçarëse, pengmarrëse.

Ky rol i tyre duhet ndaluar. Ka vetëm dëme dhe nuk sjell asgjë të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco