‘PD duhet të shkojë në djall’/ Rama sulmon drejtësinë: Dënuan zyrtaren time pse mori 1 arkë peshk

‘PD duhet të shkojë në djall’/ Rama sulmon drejtësinë: Dënuan zyrtaren time pse mori 1 arkë peshk

14:09, 09/04/2022
A+ Aa A-

Fjalimi i gjatë i Edi Ramës në Kongresin e PS, u shoqërua nga duartrokitje të vazhdueshme. Rama lavdëroi veten për minuta të tëra, duke thënë se në vend do ishte bërë qameti nëse nuk do ishte ai kryeministër.

Kreu i PS-së nuk e ka fshehur ndenjën e krenarisë për faktin që qeveria e tij shpërndau shtëpi falas për njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Rama u soll sikur paratë e këtyre shtëpive kanë dalë nga xhepat e tij. Ai tha se edhe shtetet më të pasura s’e kanë bërë këtë gjë.

Ndër të tjera, Rama sulmoi drejtësinë në vend, duke u ankuar se i kanë dënuar një zyrtare pse mori një arkë me peshk.

“Drejtësia e re ende po vonon, apo po ngurron, nuk e di akoma këtë, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30-vjeçare, ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer,” tha Rama.

Kryeministri tha se nuk i vjen aspak keq për atë që po ndodh me PD-në dhe opozitën.

“PD duhej të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë,” tha Rama.

“Ne duhet të jemi të shqetësuar jo se na mungon opozita, por se nuk duam të biem në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë,” tha Rama.

Shqipërinë pa PD-në e përfytyroj me kënaqësi, por Shqipëria nuk mund të përfytyrohet pa PS-në, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taulant.09/04/2022 17:26

Ketu ke te drejte sepse edhe vete e kupton qe drejtesia nuk ka kuptim me gjitha sa ke vjedhur dhe po vazhdon te vjedhesh dhe ta futesh ne burg zevendesministren per kaq pak.Ardhtë sa me shpejt Dita e drejtesise dhe do jesh i lumtur per kete dite te sotme.

Edlir Rameta 09/04/2022 16:22

Pse o teveqel që deklaron se zyrtarja jote mori nji arkë peshk dhe u bë nami.O Shvejku Rilindjes po sikur zyrtaret e tu te marin nga nji ark peshk se su bë nami sipas teje çfarë ndodhë?! O kryeministër legen pse çfarë pret ti more qelbësire që zyrtarja jote të mari peshkarexhen me peshkatare e timonier që të bëhet nami!? O kryeministër legen pa both shtëpitë si ndërtove ti apo me paratë e tua,ato I ndërtoi shteti Turk dhe pr.Erdogan se të ishte për ty do ishin akoma në çadra njërzit.

Daj Jaku09/04/2022 15:04

E pranon edhe vetë se "DREJTËSIA" që ka vënë nën hyqëm, kap vetëm peshqit e vegjël me ndonjë arkë peshk, ndërsa peshkaqenët që bëjnë batërdinë nuk i ngacmon fare.

Shto koment

Denonco