Skandal me provimin/ Vokshi: Dalin pyetjet me porosi të ministres Kushi!

Skandal me provimin/ Vokshi: Dalin pyetjet me porosi të ministres Kushi!

10:44, 07/04/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përtej buzëqeshjes së gjërë dhe meritokracisë që propagandon, rezulton e përfshirë sot gjërësisht në një aferë punësimesh të paligjshme dhe të pamoralshme në radhët e atyre që supozohet se formojnë brezin e ri.

Është zbuluar sot me prova dhe fakte, se ministrja Kushi përzgjedh kokë më kokë, Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar, militantë të PS-së, në një kohë kur pretendohet se të gjithë duhet dhe i nënshtrohen provimit.

Skandalin e ka denoncuar një mësuese nga Elbasani, e cila ia ka përcjellë denoncimin, deputetes demokrate Albana Vokshi, bashkë me pyetjet e të ashtuquajturit “provim” që duhet të zhvillohet në shkollën "Sabaudin Gabrani" të Tiranës në mesditë.

“Skandal! – shkruan Vokshi. - Mësuesja në Elbasan denoncon skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën “Sabaudin Gabrani”. Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë….. Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…”

Në vazhdim, ajo që përbën dëshminë e fortë është mesazhi i mësueses denoncuese që shoqërohet me gjithë pyetjet e pseudoprovimit të Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.

Denoncimi: "Drejtori ynë i ka marrë pyetjet që dje, ia kanë dërguar vet nga ministria"

"Mirëmëngjesi e nderuar!

Jam një mësuese në qarkun Elbasan dhe dua të denoncoj një skandal. Lutem, ju jeni e ndjeshme në këto tema, ndaj ju lutem mos më nxirrni se më heqin nga puna.

Skandali ka të bëjë me provimin që kanë sot Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar ku do të certifikohen si të tillë.

Drejtori ynë i ka marrë pyetjet që dje, ia kanë dërguar vet nga ministria, Drejtoresha e Kabinetit të Ministres me urdhër të ministres për personat e vet.

Përsëris: pyje me përgjigje të zgjidhura.

Sot pasdite kanë provimin në Tiranë, ata kanë pyetje që dje të zgjidhura.

Kështu ndodh edhe me Maturën dhe gjithçka. Pyetjet dalin para kohe.

Po ju dërgoj pyetjet. Lehtësisht të verifikueshme."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco