Berisha: Rama diskriminon veriun, në të gjitha qarqet investoi më pak se kostoja e rrasave te sheshi 'Skënderbej'

19:03, 15/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun duke investuar në të gjitha qarqet më pak se 2/3 e asaj që është investuar me rrasa guri në sheshin 'Skënderbej'. 

Deklaratat Berisha i bëri gjatë prezantimit të Bardh Spahisë si kandidat për kryetar bashkie në Njësinë Administrative Guri i Zi, në Shkodër. 

"Diskriminim racist i Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama. Nëse marrim investimet e dhëna për të gjithë zonën e Veriut ato bëjnë më pak se 2/3 e investimeve për rrasa guri në sheshin 'Skënderbej'. E kam denoncuar me dhjetëra herë.

Duhet ta falenderoj shumë Voltana Ademin. Edhe te Ana e Malit edhe këtu ju përmendët fisnikërisht investimet e bashkisë Shkodër, çka përbën një qëndrim shumë të drejtë.

Qeveritari është i detyruar që të ardhurat që vijnë nga taksat t'i shpërndajë me ndershmëri, jo vetëm në qendër të qytetit, por edhe në rrugica. Të përfitojnë të gjithë nga taksat. Jam i kënaqur që Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së barabartë të të ardhurav", vlerësoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco