Edhe Kosova reagon për vogëlushen me aftësi të kufizuara që s'u pranua në shkollë, ministria merr masa

Edhe Kosova reagon për vogëlushen me aftësi të kufizuara që s'u pranua në shkollë, ministria merr masa

13:09, 04/02/2022
A+ Aa A-

Prishtinë - Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci reagoi pas lajmit se një nxënësje me aftësi të kufizuara, iu pamundësia mësimi në një shkollë të kryeqytetit të Kosovës.

“Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8-vjeçare, me aftësi të kufizuara, së cilës ju pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Nagavci, raporton Syri.net Kosova.

“Arsimi i të gjithë fëmijëve është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, bazuar në instrumentet ndërkombëtare. Çfarëdo veprimi i cili bie në kundërshtim me politikat tona gjithëpërfshirëse, është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet.

Kam autorizuar kolegët përkatës në MASHTI për të analizuar në aspektin profesional rastin, konform situatës dhe gjetjeve do të ndërmarrim të gjitha masat, ashtu që rasti në fjalë të zgjidhet bazuar në interesin me të mirë të fëmijës.

MASHTI në kuadër të sigurimit të mekanizmit të mbështetjes se shkollës dhe fëmijeve me aftësi të kufizuara ka ndarë mjetet dhe buxhetin për punësimin e asistenteve. 

Komuna e Prishtinës e ka pasur të lejuar punësimin e 12 asistentëve dhe detyra e tyre ka qenë pikërisht mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në adoptim dhe mësimnxënie. Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës nuk i ka punësuar këta asistentë”, vijon më tej postimi i Nagavcit.

“Ne, edhe këtë vit tashmë kemi ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve dhe komuna e Prishtinës është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit.

I bëj thirrje komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u kemi alokuar mjetet, që të shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë në shkolla, për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje.

Arsimi i çdo fëmije është e drejtë e garantuar dhe realizimi i kësaj të drejte është obligim i të gjithë akterëve dhe shoqërisë sepse vetem duke kontribuar dhe kryer punën secili nivel, ne do të arrijmë të përmbushim ketë mision.

Si ministri nuk do të ndalemi në punën tonë për ofrimin e mundësive për të gjithë.”, ka thënë kreu i MASHT-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco