Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ regjistron koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ regjistron koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’

13:25, 04/02/2022
A+ Aa A-

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistron koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon ‘Shtëpia e Lirisë’ në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Celibashi tha se partia udhëheqëse është LSI dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lëvizja Socialiste për Integrim i dërgoi më 1 shkurt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit të ri 'Shtëpia e Lirisë', në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Sipas dokumentit, koalicioni përbëhej nga PD-Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Ish-kryeministri Sali Berisha kur prezantoi më 31 janar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, njoftoi edhe koalicionin me disa parti, pasi sipas tij Rama ka konfiskuar logon e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Celibashi04/02/2022 14:14

Lejohet por pa logon e pd te koalicioni. Informoni mir njerzit

Muhamet04/02/2022 14:11

Kush e pjerdh me EDI Ramën e zagaret QE i vijnë nga pas.

Shto koment

Denonco