Inceneratorët/ Ambasadorja Kim: Do ta ndjekim nga afër këtë çështje

Inceneratorët/ Ambasadorja Kim: Do ta ndjekim nga afër këtë çështje

13:00, 04/02/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vlerëson zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shprehet se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Diplomatja amerikane thotë se çështjen e inceneratorëve, ambasada e SHBA do ta ndjekë me prioritet.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në lidhje me aferën e inceneratorëve, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini04/02/2022 14:56

Po mi shoqe po, ta ndjekesh nga afer dhe me shume kujdes. Se duhet ti drejtosh me se miri ata "heronjte e heshtur te femijeve" te SPAK. Me vjen pak keq per parate e taksapaguesve amerikane, por nuk them se me vjen me shume keq se sa ty, se nuk jane taksat e mia, por te tuat. Se taksat e mia i kane bere dhe bejne jo me rrush e kumbulla, por pallate dhe pashalleqe ata qe drejtojne vendin tim me bekimin e vendit tend.

Mirfa04/02/2022 13:51

Te dielen ne Lac luhet Laci Vllaznia ne 13 45 ishalla do e ndjeke nga afer edhe kete ndeshje Vllaznise i duhen piket Bashkia i duhet lules

arqile04/02/2022 13:20

Tani u siguruan Shqiptaret ki.etja do ta ndjeki nga afer tani kemi feste se do ti kapi kimetja .

Shto koment

Denonco