FOTOLAJM/ Pritet vendimi, Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë

FOTOLAJM/ Pritet vendimi, Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë

12:55, 04/02/2022
A+ Aa A-

Saimir Tahiri mbërriti në Gjykatën e Posaçme, ku Apeli do të japë sot vendimin për fajësinë apo pafajësinë e tij për akuzat se ka garantuar grupin e Habilajve trafikun e drogës.

Në seancën e të hënës së kaluar, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burg. Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij, Jaeld Çela, kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali. Por Tahiri pretendonte se nuk qëndron asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e grupit të Habilajve.

Gjykata e Shkallës së Parë nuk pranoi ta deklaronte fajtor për këto akuza, por e dënoi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke e dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, vendim që u konvertua në 3 vite shërbim prove. Vendimi u kundërshtua nga Prokuroria dhe Tahiri.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco