Elton Bano: Lushnja qytet i lënë në 'arrest', ka filluar 'fushata me asfalt e kosha mbeturinash'

Elton Bano: Lushnja qytet i lënë në 'arrest', ka filluar 'fushata me asfalt e kosha mbeturinash'

12:17, 04/02/2022
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Lushnjës, Elton Bano, ishte i ftuar ditën e sotme në një intervistë në Skype në emisioni e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Ai tregoi për këtë eksperincë të re të tij, duke nisur që nga gara dhe deri tek ndjesia fitores.

"Një vlerësim i madh për mua nga demokratët lushnjarë që nga momenti kur u propozova dhe deri kur u shpalla fitues", e kufizoi Bano gjithë këtë periudhë.

I pyetur mbi qëndrimin unifikues të z.Korreshi pak ditë para se të ndodhnin zgjedhjet dhe pozicionimin e tij ditët e fundit, Bano tregoi:

"Dëshira e të gjithë demokratëve ka qene për t'u unifikuar. Edhe Z, Korreshi ka bërë përpjekjet për të dalë me një kandidat të vetëm. Baza ishte padiskutim e gjitha pjesë e procesit të Pirmareve. Në fund nuk u arrit, por, mbase kjo i tejkalon kompetencat e z. Korreshi."

Si jeni duke u përgatitur për të filluar një garë të tillë si ajo e 6 Marsit?

Bano: "Ka prishtmëri sepse ka kohë që e presin një ndryshim të tillë, që duhet t'ishte bërë më parë. Është një qytet i lënë në 'arrest' prej vitesh nga qeveria socialiste dhe ka nevojë për t'i kthyer një fytyrë tjetër.

Në Lushnjë ka filluar 'fushata me asfalt dhe me vendosjen e koshave', sepse nuk ka pasur as kosha ku të hidhen mbeturinat.

Qyteti gjatë këtyre viteve ka pasur shumë mungesa. Besimin në fitore e bazoj në procesin e Pirmareve dhe te pjesëmarrja aq e madhe, në demokratët që duan dhe kërkojnë ndryshim, e shikoj gjithashtu në sytë e qytetarëve."

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco