EurActiv: Berisha dënon kërcënimin rus, qeveria e Ramës hesht

EurActiv: Berisha dënon kërcënimin rus, qeveria e Ramës hesht

11:27, 04/02/2022
A+ Aa A-

Portali i njohur i Brukselit, EurActiv i ka bërë jehonë qëndrimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha kërkoi që Shqipëria të solidarizohet me Ukrainën, ndërsa e quajti një letër të ambasadës ruse një kërcënim për çdo shqiptar.

“Një letër e dërguar nga Ministria e Jashtme ruse për të gjithë homologët e saj europianë, përfshirë Shqipërinë, ka shkaktuar trazim në parlament. Deputeti i opozitës, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha e quajti një kërcënim për çdo shqiptar dhe tha se duhet të shënojë fundin e ndikimit serb në vend,” shkruan agjencia e njohur.

Berisha i bëri thirrje parlamentit që të votojë një rezolutë për të shprehur solidaritet me Ukrainën.

“Kërcënimi më i madh, më i keqi i të gjithë kohërave sot, është Rusia e Putinit,” tha Berisha.

Më tej portali thekson se pavarësisht se Shqipëria është anëtare e NATO-s, qeveria nuk ka folur për krizën në Ukrainë.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe së fundmi ka njoftuar planet për të ndërtuar një bazë ajrore të NATO-s në jug të vendit. Pavarësisht kësaj, qeveria deri më tani ka dështuar të flasë për krizën në Ukrainë”, thekson portali i njohur i Brukselit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

D04/02/2022 12:26

Burre shteti dhe Jo peng I Soros, Vuçiq &co. Doktori qendron lart si shqiponje kurse ,zuzaret zvarranik Rama Veliaj Basha duan tender dhe leke

Shto koment

Denonco