Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

VIDEO-SYRI TV/ '19 euro bileta', Rama zbret sërish me avion në Kukës dhe bën premtime

VIDEO-SYRI TV/ '19 euro bileta', Rama zbret sërish me avion në Kukës dhe bën premtime

10:33, 04/02/2022
A+ Aa A-

Pas disa testimeve, kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, i cili informoi se 4 destinacionet e para janë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Ai ka zbritur sot nga avioni i parë i mbërritur në aeroport, i shoqëruar nga dy ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

"Nga sot kompania është edhe në Kukës me 4 destinacione dy herë në javë, që nga maji do të jenë fluturime të vijueshme. Çmimet e udhëtimeve janë 19 euro për secilin destinacion. Sot mund të shohim si ka ndryshuar panorama e çmimeve falë konkurrencës së lirë e të ndershme dhe falë negociatave dhe marrëveshjes me koncesionarin e ri shqiptar të Aeroportin e Tiranës. Me drejtorin e kompanisë kemi diskutuar dhe për destinacionin tjetër të rëndësishëm, që është Anglia. Unë nuk i ndahem Kukësit derisa djemtë londinezë të Kukësit të kenë fluturime me tarifa krejtësisht simbolike," tha Rama.

Kurse drejtori i WizzAir e nis deklaratën për mediat duke falenderuar kryeministrin Edi Rama për kollaren që i dhuroi.

"Kukësi përshtatet me atë që bën kompania jonë, ne përpiqemi që të sigurohemi që të kemi çmimet dhe koston më të ulët. Nëse do fluturonit në Europë 2-3 vite më parë, paguanit 200 euro, tani paguani një shumë të ulët, mund të paguani dhe vetëm 20 euro biletën," tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dojan 04/02/2022 12:33

Kjo që thoni do të ishte një e mirë për shqiptarët në Shqipëri dhe anembanë por me këto çmime që thoni as për karburant nuk do të mjaftonte jo më për të bërë pagesat e personelit dhe taksat e aeroporteve. Kjo është një nga lavatriçet e radhës të pastrimit të parave.

Shto koment

Denonco