Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Çmimet e larta të karburanteve/ Meta: Duhet hetim parlamentar urgjent

Çmimet e larta të karburanteve/ Meta: Duhet hetim parlamentar urgjent

10:21, 04/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta reagoi sërish për çmimet e larta të karburanteve në vend.

"Mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të “Konfindustria” për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregulltore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta.

Boll me justifikime të pavlera!

Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!", shkruan Meta.

NJOFTIMI I PLOTË I KONFINDUSTRIA

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fundit në nivele historike e cmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse. Kriza e çmimeve dhe cilësisë së karburanteve i bashkangjitet krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja të shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se përplasjet e ashpra politike e kanë lënë të papërfaqësuar mbrojtjen e interesit publik edhe në cështje me rëndësi thelbësore, sikurse është edhe kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Konfindustria vlerëson, se krijimi i komisionit hetimor parlamentar bëhet domosdoshmëri nga dështimi i qartë dhe i vazhdueshëm i politikave ekzekutive dhe agjensive rregullatore në tregjet strategjike të karburanteve dhe energjisë elektrike, me tipare të qarta të pranisë së korrupsionit të nivelit më të larte të “kapjes së shtetit/state capture”.

Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e cmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit me mbi 10% të PBB dhe afër 1.5 miliard $ qarkullim vjetor. Ngjashëm paraqitet edhe tregu i energjisë elektrike dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm i KESH, që u shfaq skajshëm gjatë vitit 2021 dhe në vazhdim.

Shqipëria prej kohësh ka çmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve. Në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore çmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco